FAKTI I FUNDIT | Aksidentoi për vdekje 49 vjeçaren, bie në pranga shoferi

Policia e Fierit ka vënë një pranga një 46-vjeçar, i cili akuzohet se ka aksidentuar për vdekje një shtetase.

Mësohet se në pranga ka rëndë shtetasi J.F, 46 vjeç, banues në Patos. Sipas policisë, 46 vjeçari ka aksidentuar shtetasen këmbësore S.B, 49 vjeçe, banuese në Lalar, e cila ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Fier.

“Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasin:

J.F, 46 vjeç, banues në Patos.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në aksin rrugor Fier-Ballsh, në vendin e quajtur “Qafa e Lalarit”, duke drejtuar automjetin tip “Ford”, ka aksidentuar shtetasen këmbësore S.B, 49 vjeçe, banuese në Lalar, e cila ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Fier.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”, njofton policia.