Denar Biba “poshtëron” Klement Zgurin, por nuk jep dorëheqjen

Klement Zguri është larguar sërish nga mbledhja e KQZ-së sot teksa është diskutuar për ç’regjistrimin e një partie.

Kush jam unë që do të duhet të përplasem dhe të balladafohem edhe me presidencën dhe ministrinë e Drejtësisë. Mendimet e mira përplasen me këto dy insitucione. Për ta mbyllur. Kjo kërkesë do ta tejkalojë atë që është kërkuar. KQZ do të duhet të ndërprerë procedurat për zgjedhjet e 30 qershorit, pas dekretit të Metës”, u shpreh Zguri.

Biba: Kush tha që je i fundit me dhënien e fjalës?

Zguri: Nëse doni të abuzoni vazhdoni.

Duke mos gjetur dakordësinë Zguri u largua sërish.

“Pse vërtet mendoni se në Fletore zyrtareve vendosen akte të pavlefshme. Si mundet një institucion të gjykojë sipas intersave të veta apo mendimit të tij të momentit. Personalisht nuk dua të merrem me kompetencën apo të drejtën e presidentit për të nxjerrë dekret. Nuk mendoj se jam Gykatë Kushtetuese apo Administrative të shoh ligjshmërinë.

more recommended stories

loading...