Bastet Online | Procedohen në Korçë 3 persona për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara”.

Policia e Korçës  vazhdon kontrollet në të gjithë qarkun, në ambiente ku vazhdon të ushtrohet aktiviteti i paligjshëm i lojërave të fatit. Gjatë aksionit, policia procedoi penalisht në gjendje të lirë 3 shtetas, 2 në Korçë dhe 1 në Maliq, për veprën penale “Organizimi i Llotarive të palejuara”.

Procedimi penal në gjendje të lirë ka nisur ndaj shtetasve A.B, 34 vjeç, banues në Korçë;  E.D, 40 vjeç, banues në Korçë dhe F.H, 24 vjeç, banues në fshatin Bregas, Maliq.

Gjatë kontrolleve të ushtruara nga shërbimet e Policisë në lagjet nr 5 dhe 10 të qytetit të Korçës, si edhe në fshatin Bregas, Maliq dhe më konkretisht në lokalin në pronësi të shtetasit A.B; në lokalin ku ishte i punësuar shtetasi E.D; si dhe në lokalin në përdorim nga shtetasi F.H, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale respektivisht një kompjuter lap top, një telefon celular i markës “Iphone” dhe një njësi kompjuteri, të cilat dyshohet se përdoreshin nga këta shtetas për vendosjen e basteve sportive. Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë Korçë për veprime të mëtejshme.