Pse Klement Zguri duhet të japë dorëheqjen!

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Klement Zguri duhet të dorëheqjen nga posti i tij. Në kushtet kur KQZ është bërë një komando qëndrore zgjedhore roli i Klement Zgurit që legjitimon farsën socialiste të zgjedhjeve.

Zguri që ka vendosur të respektojë dekretin e presidentit Ilir Meta lidhur me anulimin e datës së zgjedhjeve, duhet të japë dorëheqjen nga posti si kryetar i KQZ-së.

Kujtojmë se para disa ditësh, kur Meta mori vendimin që të anulonte zgjedhjet me anë të një dekreti, Zguri u largua nga mbledhja e KQZ-së në shenjë demonstrative, duke thënë se nuk mund të diskutonte urdhrin e Presidentit të Republikës.

Edhe në mbledhjen e sotme të KQZ-së, ai nuk ishte i pranishëm, ndërsa drejtimin e saj e ka marrë përsipër nënkryetari Denar Biba.

Klement Zguri u emërua kryetar i KQZ-së në vitin 2017 pas marrëveshjes mes kryeministrit Rama dhe kreut të PD-së Lulzim Basha.

Por çfarë ndodh nëse largohet Zguri dhe zhvillohen zgjedhjet lokale me katër anëtarë?

Vendimi për certifikimin e zgjedhjeve duhet të merret me pesë vota pro, por përballë faktit që në KQZ janë vetëm katër të shumicës, vendimi do të legjitimohej nga Kolegji Zgjedhor.