Knut Fleckenstein: Ska problem që KM është i korruptuar, mjafton të çojë para reformën në drejtësi!

A është Edi Rama i korruptuar, a janë ministrat e tij hajdutë, a janë vjedhur votat, a janë shqetësuese përgjimet e Bild, a është qeveria e inkriminuar? Për Brukselin këto pyetje nuk kanë asnjë rëndësi, pasi siç thotë eurodeputeti me mandat në mbarim Knut Fleckenstein e rëndësishme është kush mbështet reformat dhe në veçanti atë në drejtësi. Edhe të korruptuarit mund ta bëjnë një gjë të tillë

“Nuk lexoj Bild, por jam i informuar. Nuk jam një prokuror, nuk jam një punonjës policie, nuk jam një gjykatës. Por e kam lexuar dhe jam i bindur që një ditë, e vërteta do të dalë në Shqipëri. Hasim gjithnjë të njëjtin problem. Nuk është çështja nëse bëhet fjalë për një qeveri të mirë apo të keqe. Nëse ka një ministër të korruptuar,  ose një një kryeministër të korruptuar. Puna jonë është që të mbështesim ata që duan të bëjnë dhe reforma  dhe reforma në drejtësi është baza për të trajtuar akuza të tilla. Pa reformën në drejtësi, kjo nuk mund të trajtohet”- theksoi Fleckenstein.

Ujë pilafit i ka shtuar ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj që gjatë një aktiviteti në Bruksel tha se çdo gjë që lidhet me Shqipërinë është çështje perceptimi.