FAKTI | Meta dhe Rama bashkë por ‘të ndarë’, ja ç’ndodhi në Kosovë

Festimet për nder të 20-vjetorit të çlirimit të Kosovës në Prishtinë kanë bërë bashkë sot kryeministrin Edi Rama dhe presidentin Ilir Meta, të paktën për pak orë.
Por edhe pse dy liderët më të lartë të shtetit shqiptarë ndodheshin në të njëjtin vend e në të njëjtën kohë, duket se nuk ka qenë e thënë që të qëndronin pranë. Sigurisht situata e tensionuar në Shqipëri dhe ‘lufta’ e nisur mes palëve është pasqyruar dhe në qëndrimin e Metës e Ramës.

Mes tyre ka qëndruar pothuajse gjatë gjithë kohës kryeparlamentari i Kosovës Kadri Veseli por edhe kur ai është larguar për disa çaste, Presidenti Meta dhe kryeministri Edi Rama kanë vijuar të qëndrojnë të distancuar. Në krahun e majtë të kryeministrit shqiptar qëndronte Palmer, ndërsa në krahun e djathtë të Presidentit Meta qëndronte Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi.