FAKTI I FUNDIT | Shperthen në flakë një automjet pranë TEG-ut

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur para pak minutash në afërsi të TEG-ut në Tiranë ku një automjet është përfshirë nga flakët duke u shkrumbuar tërësisht.

Për fat të mirë, bëhet me dije se drejtuesi i mjetit ka shpëtuar dhe nuk raportohet për njerëz të lënduar.

Shpërthimi ka tronditur edhe drejtuesit e tjerrë të mjetëve që kanë kaluar përmes këtij aksi gjatë kohës që makina shkrumbohej ndërkohë për disas minuta është bllokuar edhe qarkullimi.

Grupi hetimor ka mbërritur në vendin e ngjarjes për të zbardhur shkaqet e këtij shpërthimi.