Edi Rama bën fushatë kundër presidentit Meta në Divjakë. Nuk flet për luleshtrydhet e pashitura


Kryeministri Edi Rama, nga Divjaka ku ndodhet në një takim elektoral, nuk ka kursyer sulmet ndaj Ilir Metës, duke përsëritur planin për ta shkakruar nga posti i presidentit.

Rama tha se akti i Metës për anulimin e zgjedhjeve, zbardhi planin dhe “tregoi se ku fle lepuri”. Kreu i qeverisë tha se Meta ka humbur të drejtën për të qëndruar në zyrë dhe se Parlamenti është i gatshëm të reagojë “nëse presidenti çemndet”.

“Nesër do kemi kohë të flasim më shumë në Kuvendin e Shqipërisë por akti i fundit i Ilir Metës e ka zbardhur të gjithë planin dhe na ka dhënë të kuptojmë se ku fle tamam lepuri. Atij plakut të marrë që i ka mbledhur kokat boshe të opozitës si tespijet e plakut Mere dhe kërkon t’i kthejë ato tespije si lak në qafën e shqiptarëve. Ilir Meta ka kryer një akt të panjohur në historinë e qeverisjes së botës, firmos dhe çfirmos, sikur bomba të hynte në logjikën e Ilir Metës, që firma e çdo autoriteti të ishte e mundur të çbëhej, nuk do kishte më drejtim por do të bëhej e gjithë bota një rrumpallë e madhe, ndaj kjo do të mbetet vetëm një vepër e shëmtuar papërgjegjshmërie që as nuk mund të pranohet e as nuk mund të tolerohet. Ilir Meta e ka humbur të drejtën të qëndrojë në zyrën e Presidencës për sa kohë fuqia e popullit është te Parlamenti dhe për sa kohë parlamenti ka të drejtë të reagojë nëse presidenti çmendet”, deklaroi Rama.

Edhe pse në një vend bujqësor me shumë probleme për shitjen e produkteve bujqesore si shalqiri apo luleshtrydhja, KM Edi Rama iu flet për politikën e madhe.