Edi Rama anulon koncertin e bamiresise per festen e Partisë

Të gjithë jemi prekur nga historia e dhimbshme e Omeldës, vajzës së re të diagnostifikuar nga një sëmundje e rëndë e cila kërkon mjekim të menjëhershëm. Pas bërjes publike të gjendjes së saj me mijëra qytetarë në mbarë vendin, vecanërisht studentë dhe gjimnazistë nisën një fushatë bamirëise për mbledhjen e të hollave që duhen për një kurim të specializuar jashtë vendit.
Së fundmi, një koncert bamirësie u organizua nga të rinjtë të angazhuar në ambientet e Amfiteatrit te Liqeni Artificial me pjesëmarrjen e disa këngëtarëve të njohur si Aurela Gace, Gergj Kacinari etj. Koncerti qe programuar sot në orën 20:00 kur papritmas Kryeministr vendosi ta zhviloje festën e 28 vjetorit të ndryshimi të emrin po në ambientin e Amfiteatrit të Liqenit Artificial.
Me sa duket kjo mazhorance jo vetëm që kërkon të vendose monizmin në vend por edhe po përdhos edhe ato kauza në të mirë të një të reje që po Lufton me jetën. Arroganca e tyre nuk pyet më për me asgje, as për ato që fare mirë mund të ishin vajzat e tyre duke rrezikuar jetën.