“Edhe kemi gabuar, Këta jo” | Saimir Tahiri autokritikë para socialistëve në 28 vjetorin

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri edhe pse i përjashtuar nga grupi i deputetëve ka uruar 28 vjetorin e themelimit të PS-së.

Në urimin e tij, Tahiri ka zgjedhur t’i prezantojë Norën, një socialiste e thjeshtë që nuk bën dallim mes atyre në pushtet dhe opozitë.

“E njeh Norën, po ke shkelur të paktën një herë në pragun e PS! Socialiste e thjeshtë nga ato që opozitë a pushtet qofshin të tjerët, nuk i bën asnjë dallim. Ne te tjeret edhe kemi gabuar, keta jo! Kurre! Gëzuar për ju, e për gjithë njerëzit që duan Shqipërinë!,”-shkruan Tahiri.

Ditën e sotme, Partia Socialiste feston 28 vjetorin e themelimit të saj dhe shkëputjes nga vepra e diktatorit Enver Hoxha.