*Çfarë do ndodhte nëse çdo person në Tokë do fillonte një dietë vegane?

*Çfarë do ndodhte nëse çdo person në Tokë do fillonte një dietë vegane – pa qumësht, mish, mjaltë apo çdo ushqim tjetër të prodhuar nga kafshët? Kjo është një pyetje shumë hipotetike, por shumë e përshtatshme për
kohën ku jetojmë.

Ideja që njerëzit të fillojnë dietë vegane mund të duket ekstreme, por
në dekadën e fundit, numri i njerëzve vetëm në Mbretërinë e Bashkuar që
ndjekin një dietë të bazuar tek bimët është rritur me 340%. Tani ka mbi
500.000 britanikë veganë. Interesi për këtë dietë të tillë është rritur
kudo pranë nesh. Mund ta ndjejmë që nga nxjerrja e produkteve të
bulmetit pluhur në supermarkete deri numri në rritje i njerëzve të
famshëm që e përkrahin, si Liam Hemsworth apo Natalie Portman. Për
shkencëtarët, politikanët dhe ekonomistët, ideja e të ardhmes si veganë
duket interesante, dhe një prej aryseve më të mëdha është vetë ambienti.

Frigoriferi vështirë se mund të duket një mjet ku mund të luftoni
ngrohjen globale, por a e dinit se ushqimi është përgjegjës për më shumë
se ¼ e gjithë gazeve serë? Për më tepër, mishi dhe produktet e bulmetit
prodhojnë edhe shumicën e karbonit. Kombet e Bashkuara thonë se bagëtitë
nëpër ferma shkaktojnë 14.5% të të gjithë gazeve serë të krijuara nga
njeriu. Për krahasim, kjo shifër shumë e lartë tejkalon edhe gazet që
nxjerr çdo makinë, tren apo anije në këtë planet.

Të jesh vegan jo domosdoshmërisht do të thotë se po ushqeheni në mënyrë
të shëndetshme. Mund të hani ushqime pa vlera, dhe të lini pa marrë
lëndët e rëndësishme ushqyese, qoftë nëse po hani mish apo jo. Për
shembull, dietat vegane përmbajnë pak kalcium, vitaminë D, hekur,
vitaminë B12, zink apo acide yndyrore omega-3. Në të njëjtën kohë, shumë
produkte vegane përmbajnë shumë vaj ananasi, i cili ka shumë yndyrë të
ngopur. Thënë kjo, është e lehtë të gjeni ekuilibrin e duhur për dietën
tuaj, por duhet të jeni të ndërgjegjshëm se çfarë po hani.

Dieta e një konsumuesi mishi kërkon 17 herë më shumë sipërfaqe toke, 14
herë më shumë ujë dhe 10 herë më shumë energji se sa dieta e një
vegjetariani, sipas një studimi të botuar në The American Journal of
Clinical Nutrition. Kjo ndodh sepse ne përdorim një pjesë më të madhe të
tokës për të rritur të korrat për të ushqyer bagëtitë, më shumë se për
njerëzit. Nga pothuajse 5 miliardë hektarë tokë bujqësore në gjithë
botën, 68% përdoret për bagëtitë. Pas 50 viteve, Kombet e Bashkuara
parashikojnë se do ketë 10.5 miliardë nerëz në planet, dhe që të
ushqehemi të gjithë, do na duhet t’i përdorim më me efikasitet burimet
ushqimore që kemi.

Por ku do shkonin të gjitha kafshët? Nëse nuk rrisim më kafshë, çfarë do
ndodhte? A do zhdukeshin ato, apo planeti do mbushej plot? Shumë kafshë
fermash nuk do kishin më destinacion pjatat tona dhe fermerët do ulnin
pjellorinë teksa kërkesa për mish do bjerë. Shumë tipe kafshësh do
ktheheshin në botën e tyre të egër.

BBC –
https://www.bbcgoodfood.com/howto/guide/what-would-world-look-if-everyone-went-vegan