Aleati i Ramës respekton dekretin e presidentit Meta/ Ja çfarë thotë pas takimit në presidencë

Pas aleatëve të Lulzim Bashës, në takim me presidentin Ilir Meta, ka shkuar edhe aleati i Edi Ramës, kreu i PDS-së, Paskal Milo.

Pas takimit Milo tha para mediave se zgjedhjet e njëanshme nuk i shërbejnë integrimit të vendit.Sipas tij vetëm zgjedhjet gjithëpërfshirëse i shërbejnë integrimit të vendit në Bashkimit Evropian.

I pyetur për datën e zgjedhjeve, Milo tha: ‘Nuk ka rëndësi data, rëndësi ka stabilitieti i vendit.”