4 anëtarët e Komandos Qëndrore Zgjedhore të PS në panik!

Të gjithë juristët e njohur të vendit kanë komentuar së fundmi se dekreti i presidentit mund të gjykohet për vlefshmërinë e tij vetëm nga gjykata.

Kryeministri Edi Rama ka vepruar ndryshe. Ai ka autorizuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve që të shpallë pavlefshmërinë e dekretit, edhe këtu me anë të anëtarëve të zgjedhur prej partisë së vet. 4 anëtarët e KQZ kanë vepruar si komando qëndrore zgjedhore duke u bërë manekinë politikë.
Lëvizja e fundit e minitrisë së Brendshme për të pajisur me bodigardë të gardës 4 anëtarët e PS dëften për psikozën e rrethimit që po kërkon të instalojë qeveria. Ata refuzuan dekretin e presidentin Meta, pa pritur dekretin në zyrë dhe të hyrë në fuqi nga fletorja zyrtarë. Aq të nxituar janë komandot sa zbatojnë veç udhrat e Agaçit të Ramës.

Ndërsa Kryetari i KQZ-së, Klement Zguri, i cili ka braktisur mbledhjen dhe vendimin e ka marrë Denar Biba, ka humbur çdo mundësi të jetë kryetar i një njësie speciale socialiste. Zguri i ka bërë të gjitha në KQZ, edhe të mirat edhe të pabërat.

Është një situatë ku po dikton kokfortësia dhe me këtë të sotmen, kryeministri ka shlyer koston e vendimit të Presidentit, pasi ai nuk ka dëgjuar as jurisët e vet.