Video | Vodhi paratë e besimtarëve, publikohen pamjet e momentit të grabitjes së kishës në Durrës

Kisha Shën Dominiku në Durrës ra pre e grabitjes pak ditë më parë.

Një person i paidentifikuar theu arkën ku besimtarët hidhin të holla duke marrë të gjitha paratë që ndodheshin brenda.

Ndërkohë, kisha ka publikuar në rrjetet sociale edhe pamjet e momentit të grabitjes.

“Të vjedhesh është mëkat…akoma më shumë kur vjedh në Kishë!

Të Dielën, Festa e Rrëshajeve, një person ka vjedhur para në Kishën tonë. Janë lekë të popullit që përdoren për t’iu ardhur në ndihmë nevojtarëve dhe për punimet në Kishë. Le të bashkëpunojme me Policinë e shtetit duke identifikuar këtë person. Njëkohësisht lutemi për të dhe për bashkësinë tonë famullitare që të këtë gjithnjë e më shumë një ndërgjegje të pastër’, shkruan famullia.

2019 © Faktor.al Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë medium online janë të rezervuara.