Kim Jong Un |Ekzekutimet në Kore për vjedhje lope e shikim televizori

Një organizatë joqeveritare e Koresë së Jugut thotë se ka identifikuar 318 vende në Korenë e Veriut që janë përdorur nga qeveria për të kryer ekzekutimet publike.

Sipas BBC, grupi i Drejtësisë Tranzicionale intervistoi 610 të dezertuar të Koresë së Veriut për katër vjet për hartuar raportin e saj.

Grupi dokumentoi dekada të vrasjeve, për shkelje që varionin nga vjedhja e një lopë e deri tek shikimi i kanaleve koreano jugore.

Ekzekutimet, sipas grupit të punës, bëheshin në ambiente publike kryesisht pranë lumenjve, fushave, tregjeve, shkollave apo dhe terreneve sportive.

Turma prej 1,000 banorësh apo më shumë mblidheshin nga qeveria për të parë këto ekzekutime nga afër.

Raporti pohon më tej se anëtarët e familjes së të dënuarve me vdekje, përfshirë këtu edhe fëmijët, detyroheshin që të shikonin nga afër ngjarjen. Personi më i ri që ka qenë dëshmitar i një vrasjeje publike ka qenë shtatë vjeç, thuhet në raport.

Disa ekzekutime publike gjithashtu ndodhin brenda ambienteve të paraburgimit, apo dhe në kampet e punës.

Për dekada me radhë, Koreja e Veriut është një nga shoqëritë më sekrete në botë. Është një nga vendet e pakta që vazhdon të jetë nën sundimin komunist