Juncker konfirmon mos hapjen e negociatave: nuk është sekret disa vende janë kundër!

Presidenti i KE-së Jean-Claude Juncker ritheksoi në konferencën e përbashkët që kishte pasditen e sotme në Bruksel më Kryeministrin Rama qëndrimin se zgjedhjet duhet të zhvillohen në datën e përcaktuar.

Sipas tij zhvillimi në kohë i zgjedhjeve, pa krijuar asnjë pengesë, do të ndihmojë vendin drejtë rrugës europiane.

“Për Komisionin Europian Shqipëria është gati për hapin e radhës, prandaj i kemi kërkuar Këshillit të BE hapjen e negociatave. Nëse i kërkojmë një vendi plotëso këtë apo atë dhe kur një vend i plotëson ne nuk kemi pse t’i themi jo hapjes së negociatave. Shqipëria ka plotësuar kërkesat, pro nuk është sekret që disa vende kanë dyshime. Puna nuk ndalon në qershor, pavarësisht vendimit ët Këshillit të BE Shqipëria do të vijojë me reformat. Progresi i bërë sa i përket luftës kundër kanabisit është një shembull rëndësia e unitetit politiki, të gjitha partitë politkie në vend duhet të angazhohet. Zgjedhjet janë parashikuar për në fund të qershorit. Jam aq i interesuar që Shqipëria të ketë progres, njerëzit nuk duhet të ndalohen të kryejnë këtë të drejtë demokratike. Mendoj se këto zgjedhje duhet të mbahen, nëse jo do të shtynin prespektivën europiane të Shqipërisë. Jam në favor të hapjes së negociatave për Shqipërinë sa më shpejt”, tha Juncker.