FIER | 4 Burra rrahin 4 gra brenda një dite, shkojnë në Gjykatë

Dhuna në familje duket se është një problem mjaft serioz në Fier, ku brenda 24 orësh janë arrestuar dy persona, ndërsa 4 gra kanë marrë urdhër mbrojtjeje.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasit:

K.M, 29 vjeç, banues në Fier.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

B.Ç, 55 vjeç, banues në Roskovec.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij në prani të fëmijës së mitur.

Gjithashtu, gjatë ditës së djeshme janë plotësuar 4 kërkesë padi për tu pajisur me urdhër mbrojtje për 4 shtetase të cilat janë dhunuar psikologjikisht nga familjarët e tyre.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Dhunë në familje”.

more recommended stories

loading...