Sport | Portugalia mposht Holandën dhe shpallet kampione e Ligës së Kombeve

Portugalia është skuadra e parë që siguron pjesëmarrjen në Euro 2020.

Luzitanët mposhtën 1-0 Holandën në finalen e Ligës së Kombeve, duke prerë kështu biletën për në finalet e kompeticionit më të rëndësishëm në Kontinentin e Vjetër.

Kampionët në fuqi të Europës shkruajnë historinë e këtij kompeticioni, pasi fitojnë trofeun e parë të ekzistencës së këtij turneu. Goli i vetëm në takimin drithërues të “Estadio do Dragao” u shënua nga Guedes në minutën e 60-të. Sulmuesi i Valencias mori një pasim mjaft të bukur nga Bernardo Silva dhe me një djathtë të fortë “theu” ndërhyrjen e Cillessen.

Një gol që ngjalli reagimin e Holandës, që nisi të shikoj nga sulmi. Por pavarësisht tentativave të Depay dhe Luuk de Jong nuk arriti të gjej fundin e rrjetës. Cristiano Ronaldo ishte gjatë gjithë takimit në fushën e blertë, por ndryshe nga takimi gjysëmfinal, ku shënoi 3 gola ndaj Zvicrës nuk arriti të lë gjurmë.

Gjithsesi, ylli i Juventusit nuk mungoi në ngritjen lart të trofeut, pasi shiriti i kapitenit në krah ia jep këtë prestigj.

“Live” te gjithë rastet dhe momentet pikante të ndeshjes

60′ Guedes lëviz mjaft mirë në hyrje të zonës dhe me një goditje të fortë zhvlerëson edhe ndërhyrjen e Cillesen. Portugalia në avantazh.

46′ Nis pjesa e dytë

 


Pjesa e parë: Është mbyllur pjesa e parë e finales së Ligës së Kombeve për Ligën A. Portugalia e Holanda nuk arritën të gjenin rrjetën e njëra-tjetrës në 45 minutat e para, duke e mbyllur në barazim 0-0. Rastin më të mirë për të shënuar e kishte Ronaldo, por u zu në pozicion jashtë loje.

45′ Nuk akordohet asnjë minutë shtesë. Mbyllet pjesa e parë 0-0.

1′ Nis takimi në Dragao

Formacionet zyrtare: