“Mbesa e Skenderbeut Elisa”, mashtron me studimet/ Taulant Muka “nxjerr” zbuluar ministren e Rames…

Ish-zëvendës Ministri i Arsimit, Taulant Muka përmes një postimi në rrjetet sociale, ka publikuar CV e zonjës Spiropali ku në të vërehen data studimesh të cilat nuk shkojnë drejt një vije llogjike, por të vendosura aty për aty.
Ai I bën thirrje organeve përkatëse ta zbardhin rastin e mashtrimit të bërë nga ministrja Spiropali.
Postimi I plote I Taulant Mukes:

Mashtrimi i Spiropalit me Studimet!

Elisa Spiropali, njesoj si Erion Veliaj, deri ne 2017 pretendonte se kishte mbaruar nje Master ne Politiken Europiane Ekonomike ne Universitetin e Sussex-it. Po te shikosh edhe raportin vjetor te Fondacionit Soros (sponsorizues i programeve te ashtuquajtura master) te vitit 2007, “konfirmohet” se Elisa Spiropali ka mbaruar studimet Master ne Sussex, por ne Politiken Europiane (jo ekonomike). Po si qendron e verteta? Ne fakt, ajo nuk ka mbaruar asnje master ne Universitetin e Sussex-it. Po te lexoni dhe CV-ne e publikuar se fundmi ne faqen e kryeministrise pas protestes se studenteve, Elisa Spiropali e ka hequr termin master nga CV-ja e saj.

Pyetja qe lind eshte: me cfare masteri eshte regjistruar Elisa Spiropali per Doktorature? Sipas CV-se qe Spiropali ka dorezuar si kandidate per deputete ne 2017, tregon se eshte kandidate per doktor shkencash ne UT, Fakulteti i Historise*. Ka dorezuar dhe Elisa nje diplome te Sussexit pa vule? Nese po, a duhet Spiropali te hetohet nga organet perkatese per mashtrim?

Image may contain: 1 person, text