Harresa

Astrit Lulushi

Rreth 20 milionë njerëz kaluan nëpër tmerret e kampeve të punës në Bashkimin Sovjetik. Të paktën 1,6 milionë prej tyre vdiqën. Ndër viktimat e represionit stalinist ishin gjithashtu njerëz nga vendet evropiane dhe SHBA. Aktualisht, në Rusi nuk ka ndonjë muze të ish kampeve Gulag nga epoka e Stalinit. Sidoqoftë, qindra kampe të braktisura ende janë të fshehura në taiga siberiane.
E njëjta situatë është me ish-kampet e punës së detyruar dhe burgjet i periudhës staliniste në Shqipëri, që janë kthyer në rrënoja, pa një shenjë kujtese. Thuajse asnjë muze nuk është krijuar, ndërsa ish të dënuarit enden të shpërndarë nëpër botë me statusin e azilantit. Vendi i tyre, që vuan nga politika e trashëguar, tregon se nuk i do, s’i mban dot, ose ata vetë ndjejnë se janë të padëshiruar dhe e vetmja rrugë që u mbetet është ikja, ose u mjaftuan me lirimin nga burgje, kampe e fshatra përqëndrimi, shpejt i harruan vuajtjet dhe i falën menjëherë autorët keqbërësit e tyre.
Do të kalojë kohë, një brez i ri do të vijë kur këta ish-vuajtës të mos jenë më. Vendi do të zhvillohet e do përparojë. Por e njëjta histori do të përsëritet, sepse ajo qëndron e panjohur, mbuluar me heshtje e me pluhurin e harresës. Kur një shtet arrinë përsosmërinë më të madhe, fillon të bierë, thotë Makiaveli….dhe medoemos një ditë do të ringjallet.