Video/ ‘Festë me daulle ‘ | Kjo është dasma e Mesut Ozil

Dita më e rëndësishme e jetës së tyre ka nisur me bamirësi. Mesut Ozil dhe partnerja e tij Amine Gülşe, para kurorëzimit të martesës kanë ofruar ushqim për 16 mijë persona. Ata ofruan ushqim në 14 qendra sociale për 14 persona në nevojë, si dhe për 12 mijë refugjatë sirianë të akomoduar në kampet në Turqi.

Mesfushori i talentuar dhe aktorja e famshme e serialeve kurorëzuan këtë të premte martesën e tyre. Dje Ozil mori nusen në shtëpinë e tij me një festë dhe organizim tradicional, ku nuk mungoi as daullja dhe vallet tradicionale.

Ata nuk kanë pranuar dhurata në kuadër të martesës së tyre, por u kanë bërë thirrje të ftuarve që të dhurojnë në një organizatë bamirëse që financon operacionet për fëmijët në vendet në zhvillim. Janë plot 1000 fëmijë që pritet të përfitojnë.