Po shkonte në varrimin e një shoku, aksidenti i merr jetën në Vorë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vorë, aty ku një person ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti automobilistik.

Tre makina janë përfshirë në aksident, ku përtej viktimës janë plagosur edhe dy shoferët e tjerë.

Aksidenti ka ndodhur në rrugën dytësore në drejtim të Doganës, dhe sipas burimeve ngjarja merr tone dramatike edhe për rrethanat e veçanta.

Mësohet se të paktën dy nga shoferët e përfshirë ishin drejtuar në varrimin e një shokut të tyre të përbashkët.