Moldavi | Presidenti shpërbën parlamentin pas krizës politike

Presidenti në detyrë i Moldavisë, Pavel Filip ka shpërbërë Parlamentin dhe ka thirrur zgjedhje të jashtëzakonshme të mbahen më 6 shtator, pasi kohët e fundit po përballet me një krizë të madhe politike.

Përmes një njoftimi për mediat Filip njoftoi se vetëm pak kohë pasi Gjykata Kushtetuese e rrëzoi nga pushteti presidentin pro-rus, Igor Dodon dhe e emëroi Filip i cili është kryeministër në detyrë si president në detyrë.

Ndërkohë që qindra persona dolën në rrugët e kryeqytetit moldav, Kishiniev që prej 8 qershorit, për të protestuar kundër Dodon dhe për të mbështetur vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Protesta është organizuar nga Partia Demokratike, që udhëhiqet nga Vlad Plahotniuc, që është personi më i pasur në Moldavi.

Njoftimi i presidentit në detyrë, Filip, vjen vetëm një ditë pasi liderët parlamentarë u takuan në një seancë të jashtëzakonshme, duke tentuar që të formojnë Qeverinë, pas zgjedhjeve të mbajtura në shkurt.