Durrës, vidhet në mëngjes bankomati i bankës


Në orët e para të mëngjesit bankomati i një banke të nivelit të dytë në Durrës është vjedhur nga persona të paidentifikuar.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.14 të qytetit bregdetar, në orët e para të mëngjesit, dhe shuma e marrë ende nuk është përcaktuar nga përgjegjësit e bankës.

Forcat e rendit po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve.