Rama, në rolin konsullit të SHBA në Tiranë

Kryeministri Edi Rama është lideri socialist më antiamerikan që ka njohur historia. Komentet e tij Anti-Trump në CNN, refuzimi për të pranuar armët, kimike, organizatori i çelulës antiamerikane në 21 janar 2011, në 6 vite i ka hapur derën investimeve ruse e kineze në vend, duke cënuar interesat gjeostrategjike të SHBA – janë disa nga bëmat e tij autoritare. Ai po keqpërdor dollarët e taksapaguesve amerikanë për reformën në drejtësi duke e kthyer në një farsë me gjyqet e Tahirit, Geron Xhafajt, Lul Berishës, Dritan Dajtit, etj, veç për kundër vënie politike. Në mungesë të të autoritetit të ambasadorit amerikan, Kryeministri i vendit Edi Rama nga Çorovoda përmendi sërish historinë e përgjimeve të klanit mafioz Avdylaj që flasin me Dakon e zyrtarët e PS, duke shënjestruar prokurorët, që sipas tij ia çuan Partisë Demokratike me qëllim që të përbaltnin Shqipërinë.

“Çdo shqiptar i arsyeshëm ta mendojë si shqiptar se sa e rëndë është kjo që ata po i bëjnë Shqipërisë. Se sa e tmerrshme është e gjtihë rruga e baltës që ata po i hedhin Shqipërisë në sytë e familjeve të Europës, duke e mbështetur në përgjime që janë arsye për të hetuar deri në fund, e për të çuar para drejtësisë këdo që ka kryer veprime të paligjshme dhe që duhet të ishin kryer me kohë e me vakt, por që siç mund ta keni dëgjuar nga prokurorja e Krimve të Rënda nuk bëhet fjalë për luftë kundër krimit zgjedhor, por për shantazh kundër reformës në drejtësi kësaj qeverie dhe PS. Prokrorë të diskretituar, me shumë hije në vend që të veprojnë kanë dashur t’i mbledhin gjithë ato llumra në një kazan dhe t’i dorezojnë tek PD e që të hapen më pas me qëllim që të ndotin Shqipërinë. Këta nuk i duhen as dreqit, jo më Shqipërisë”,- tha ai.

Ndër të tjera, kryeministri përmendi edhen dëshkimin për të gjithë ata që përpiqen të pengojnë zgjedhejt më 30 Qershor. Teksa foli për ndalimin e lëvizjes në SHBA, ai thumboi edhe ish-kryeministrin Sali Berisha.

“Çfarë do ndodhë pas 30 Qershorit? Do bëhen zgjedhet dhe do nisë mandati i ri i qeverisë vendore si dhe do ndëshkohen me forcën e ligjit ata që do cënojnë zgjedhjet. Që në momentin që për ta nis procedimi penal ndalohen të dalin jashtë shtetit. Kur të dalin nga burgu do ngelen sërish këtu brenda se do i kthejnë si pjesë e listës së zezë të krimnelëve që nuk i duhen BE. Flasim për BE se në SHBA është akoma më keq, bashkë me familjen do ndalohen të shkojnë atje. Kush nuk e kupton le t’i bëjë një telefonatë plakut e ta pyesë: Ore është e vërtetë që të ka ndodhur kështu kur bën zarare? Nëse ju thotë jo, hajdeni se ua tregoj unë pastaj historinë”,- tha Rama.

Kjo e Ramës është vetironi cinike: Nuk do te ikni dot nga Shqiperia, nese prishni zgjedhjet e mia. As ne SHBA as ne BE nuk do shkoni dot. Po Rama ku do te mbytet, nese do te mbyllen brenda Shqiperise kaq shume kundershtare te tij?!