Vuçiç tall keq Thaçin në konferencën në Bratislavë: Pyeteni Presidentin….

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e ai serb, Aleksandër Vuçiq patën një përplasje sa i përket njohurisë së gjuhës angleze.

Për herë të parë, kur presidentit iu dha fjala në panel, u bë i ditur se i njëjti do të flasë në gjuhën shqipe.

Këtë herë reagoi edhe Vuçiç, duke i kërkuar Thaçit që të flasë në gjuhën angleze.

“Flisni në gjuhën angleze”, i tha dy herë Vuçiç homologut të tij kosovar.

Megjithatë Thaçi vazhdoi fjalimin e tij në shqip. Kjo nuk e ndali presidentin serb që vazhdoi t’i thojë presidentit të Kosovës që të flasë në gjuhën angleze, kësaj radhe madje edhe duke e tallur.

“ Pyeteni Thaçin në gjuhën shqipe, sepse ai nuk di të flasë anglisht” tha Vuciç.

Në këtë forum po bisedohet me theks të vecant për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë dhe arritjen e një marrëveshje mes dy vendeve.