Sport/ Hazard, mbetet lojtari më i shtrenjtë në histori!

Eden Hazard mund të konsiderohet goditja e parë e madhe e Real Madrid. Fantazisti belg prej vitesh ka qenë pjesë e listës së dëshirave të presidentit Florentino Perez, më në fund palët do të bashkohet në Madrid duke vënë në jetë goditjen më të shtrenjtë në historinë e klubit spanjoll. Sipas mediave britanike, Hazard do ti kushtoj Realit 147 milion euro, shumë të cilën nuk e kanë shpenzuar kurrë më parë pavarësisht se kanë transferuar lojtarë si Ronaldo, Bale etj.

Hazard do të firmos një kontratë 5-vjeçare nga ku do të përfitoj 15 milion euro në sezon, 5 më shumë se sa merrte te Chelsea. Reali tentoi edhe gjatë merkatos së janarit për të afruar belgun në Madrid por oferta e tyre prej 88 milion euro u refuzua menjëherë.

Shitja e Hazard ul ndjeshëm cilësinë në radhët e Chelsea por 147 milion euro janë një shumë e madhe, mqs nuk mund të futen në merkato, me këto para mund të mbajnë në Londër pa shumë probleme pjesën tjetër të lojtarëve.

Me ardhjen e Hazard në Madrid, dhe me zyrtarizimin e Jovic, revolucioni në shtëpinë e Realit po merr formë. Sipas mediave spanjolle, goditja e radhës pritet të jetë Eriksen.