Pse sa më afër diellit aq më ftohtë bëhet

Një nga gjërat e çuditshme rreth hapësirës është se gjërat aty nuk janë gjithmonë në përputhje me perceptimin tonë të zakonshëm. Marrim diellin si shembull. Ti do të mendoje se sipërfaqja e diellit është më e nxehtë sesa atmosfera e tij e jashtme, përderisa sipërfaqja është më afër furrës nukleare të bërthamës së diellit. Fundja, kur je përballë nje vatre zjarri e ndjen nxehtësinë më shumë sa më shumë afrohesh, apo jo?

Problemi është se me diellin nuk funksionon e njëjta gjë. Sipërfaqja e diellit e quajtur fotosferë është në të vërtetë mjaft e nxehtë, midis 3700°C dhe 6200°C. Por, sa më shumë i largohesh sipërfaqes së diellit aq më nxehtë duket se bëhet atmosfera. Në Korona që është shtresa atmosferike më e jashtme rreth 2100 kilometra nga sipërfaqja, temperatura rriten në mënyrë mahnitëse deri në 500,000°C.

Përveç diellit, edhe disa yje të tjerë shfaqin këtë shenjë të çuditshme po ashtu dhe për një kohë të gjatë shkencëtarët e kishin të vështirë të zbulonin se pse ndodh kjo. Ata zhvilluan një hipotezë, sipas të cilës valët magnetohydrodynamic (MHD) shpërndajnë energjinë nga poshtë fotosferës direkt lart në korona, pothuajse si një tren ekspres pa asnjë ndalesë lokale.

Në vitin 2013 hulumtuesit Britanik përdoren teknologji të avancuar imazhi për të ekzaminuar kronosferen që është shtresa midis fotosferës dhe koronës dhe ekzaminuan në fakt, valët MHD. Përllogaritjet e tyre konfirmuan se valët mund të jenë përgjegjëse për transportimin e energjisë për në korona duke e nxehur këtë shtresë.

“Vëzhgimet tona na kanë lejuar në të llogarisin sasinë e energjisë të transportuar nga valët magnetike dhe këto përllogaritje zbulojnë se energjia e valëve përkon me energjinë e kërkuar për rritjen e pashpjeguar të temperaturës në korona,” shpjegoi Richard Morton, një shkencëtarë për Universitetin Northumbria në Britani, ndërkohë që po prezantonte zbulimin.

Burimi:
https://science.howstuffworks.com/why-sun-atmosphere-hotter-than-surface.htm