Ç’eshte kriza e perfaqesimit

Nga Marlin Muça

Arsyeja pse shqiptaret nuk votojne eshte fakti se ata nuk e gjejne veten te arketipi i politikanit qe militon ne partite e sotme. Niveli i tyre intelektual behet objekt i skeceve humoristike ne televizion dhe videot ku ata kepusin thagma marrin miliona klikime ne rrjet.
Alergjia ndaj kesaj klase politike arriti kulmin ne dhjetor, kohe kur te ishe ” politik”, te artikuloje politikisht apo fundja, te pranoje se ishe anetar ne aksh parti politike shkaktonte nje antipati te tille qe e bente ate te gjorin te etiketuar te ndihej si hebrenjte gjate pogromeve cariste te fillim shekullit te 20.

Kjo carje e thelle mes perfaqesuesve dhe te perfaqesuarve u shfaq kaq hapur sa te gjithe kujtuan se ky sistem i kishte ditet e numeruara. Ky ankth nuk rezultoi i vertete. Ashtu sic fryma “jo politike” qe nje parrulle bolshevike e nxitur nga pushteti, edhe kriza e perfaqesimi doli te ishte e nje natyre tjeter, e nje lloji qe flamurtaret e zjarrte qe i fusnin te gjithe ne thesin e hajduteve, vrasesve dhe te korruptuar, nuk dinin apo nuk donin ta artikulonin.

Sot mosperfaqesimi nuk eshte thjesht vleror dhe intelektual. Problemi i pas zgjedhjeve te 2017es nuk eshte fakti qe deputetet qe nuk dine te lidhin dy fjale por te deputetet qe jane aty fale votave te blera. Pra, mungesa e perfaqesimit duhet te merret ne nje kuptim me te ngushte nga c’e marrin kullerat qe tymosin bar dhe e kujtojne veten si Che Guevara. Njerezit jo vetem qe perfaqesohen nga trupezimi i antivlerave dhe i gjithe veseve njerezore, por nga njerezit ndaj te cileve vota ne nje sistem ku shitblerja e votave nuk do te ishte sport popullor nuk do te shkonte kurre te ta e per ta. Shitblerja e votes e ka vrare perfundimisht demokracine perfaqesuse ne Shqiperi. Madje edhe iluzionin se e kishim ate, bashke me kaubojsit, konservatoret, filozofet dhe veterineret ne ate kuplara qe mban tabelen e Parlamentit.