Pse plani ekonomik i Bashës i duhet dhënë një shans

Kreu i opozitës Lulzim Basha nuk ka më llafe. Ai është i fokusuar të ndërtojë një ekonomi tregu të lirë, pa monopole oligarkësh dhe e hapur për investimet e huaja, në një vend ku prje 6 vitesh nuk ka asnjë investim serioz. Si e kuptojmpë ne këtë?
Mjafton të analizojmë vizitën e fundit në Gjermani, ku ai ishte pjesë i Dialogut të Nivelit të Lartë ne Berlin, të organizuar nga Fondacioni Konrad Adenauer në bashkëpunim me Këshillin Ekonomik Gjerman ishte një mundësi e rrallë për të bashkëbiseduar me një nga personalitetet më autoritative për industrinë dhe biznesin gjerman, Presidentin e Këshillit Ekonomik Gjerman, Prof. Dr. Kurt J. LAUK dhe me drejtuesit më të lartë të kompanive dhe bankave të rëndësishme gjermane si SIEMENS, ING, BMË dhe korporata të tjera.
Basha në këtë takim i shoqëruar nga dy njohës të financave so Jorida Tabaku dhe Agron Shehaj pati mundësinë të njihnte sipërmarrës dhe liderë të ekonomisë dhe financave të Gjermanisë me planin ekonomik të Partisë Demokratike hartuar me ndihmën e ekspertëve të CDU-së, në veçanti me masat për përmirësimin e klimës për investime të huaja, funksionimin e shtetit ligjor, sigurinë juridike, taksën e sheshtë dhe luftën kundër korrupsionit.
Thithja e investimeve gjermane dhe bashkëpunimi për trajnimin e të rinjve për ti përgatitur për tregun e punës në Shqipëri, Gjermania e vende të tjera të Bashkimit Europian janë objektivi ynë prioritar. Sot biznesi shqiptar dhe investitorët e huaj kanë nevojë për shtet ligjor, sisteme funksionale, konkurrencë të ndershme dhe luftë pa kompromis ndaj korrupsionit.
Arsimi, shëndetësia, bujqësia, turizmi dhe teknologjia e informacionit janë ndër prioritetet kryesore të cilat kërkojnë vizion dhe mbështetje financiare për ti nxjerrë nga gjendja e mjeruar ku ndodhen sot. Ne do të bëjmë gjithçka në këtë drejtim, duke bashkëpunuar dhe u mbështetur tek përvoja shumë e suksesshme e Gjermanisë. Në veçanti u ndala dhe tek projektet infrastrukturore, rrugore dhe portuale të parashikuara në planin tonë dhe që synojnë shkurtimin e distancave dhe rritje të shkëmbimeve tregtare mes vendeve të rajonit dhe me ato të Bashkimit Europian.