Oligarkët konkurrojnë fiktivisht me njeri tjetrin, bihen dakort mes tyre per te marre llokmen e rradhës

 

Duket se Bashkia Tiranë është vënë në një garë të ethshme me qeverinë, në modulin KÇK – Kap ça t’kapësh, për të rrjepur gjithë fondet e taksave që ne paguajmë.

Do të paguajmë rreth 5.5 milionë USD për riparimin e një bulevardi 600 m të gjatë. Ose 10 milionë USD për 1 Km.
Nuk do të ndërtohet nga e para, as nuk do të hapet trasè e re, as do të ndërtohet, thjesht do të riparohet.
Një punë që mesatarisht do të kërkonte 500 mijë USD, ne e paguajmë 5.5 milionë USD.
1 për shtetin dhe 9 për xhepin!

Po na thajnë! Po na marrin lekët e djersës dhe të mundit dhe në këmbim po na japin kronika lajmesh dhe emisione të sajuara në televizionet e atyre që po na marrin lekët.

E bëjnë sepse munden!

Sepse ata kanë kapur sistemin. Ky sistem oligarkik qëllimin e tij final te vjedhja e parasë publike. Është një sistem i gjithë që është vënë në funksion të Lali €rëve e Fusha Shpk-ve. E kanë dizenjuar të tillë që ata të vjedhin sa të duan dhe prapë mos t’u hyjë gjemb në këmbë.

Sipas zëdhënëses së PD, Ina Zhupa në konkurim kanë marrë pjesë te njejtat kompani klienteliste pranë qeverisë dhe Bashkisë Tiranë te cilat kanë marre tendera te tjere rrugesh pa garë.

Nje nga pjesmarrëset është kompania Gjikuria shpk, qe njihet si kompani që ka marr koncensionin e rruges Orikum – Dukat me një vlere 50 milion euro per 17km rruge , vlere e ekzagjeruar dhe qe shtohet here pas here.

Mesa duket oligarket konkurojne fiktivisht me njeri tjetrin dhe bihen dakort mes tyre per te marre llokmen e rradhes nga qeveria ose nga bashkia. Te gjithe te lumtur, pervec qytetareve qe ju vidhen dhe shperdorohen parate publike me cmime fiktive, me gara fiktive, me pune fiktive, me suksese fiktive.

 

No photo description available.

No photo description available.