Çfarë tregojnë përgjimet e BILD


REDAKSOINALE

Përgjimet tregojnë realitetin që ekzistojnë sot në Shqipëri, nuk është vetëm Durrësi, e njëjta situatë është edhe në qarqe të tjera, Vlorë, Shkodër, Korçë, Elbasan. Pra persona të inkrimunuar që përpiqen të zgjerojnë aktivitetin e tyre dhe tu imponohen autoriteteve. Mesa duket Vangjush Dako ka folur me muaj të tërë me këta persona që hetoheshin nga Prokuroria.
Edi Rama nuk do me majt asnjë përgjegjësi. As kur falin përgjimet ku implikohen të gjithë të tijët, madje njëri thotë ta surprizojmë Ramën duke i dhënë rezultat 10-0 me mandate – si dhuratë! Shefi i Klanit Avdyli del të jetë edhe shefi elektoral i PS për Durrësin, teksa merr në telefon drejtorë, kryebashkiakë, shefa sektori, qytetarë e zyrtarë, për votën për PS, dhe jo për Gon Dukën.
Ky nxjerr Ulsiun me stof dhe mimikë koperativisti për të kërkuar dënim të atyre që i bënë publike përgjimet.
A mban përgjegjësi ky njeri për ketë çfarë ka ndodhur? A ka faj ky njeri? Apo ky mban vetëm pushtetin dhe paratë, ndërsa përgjegjësinë e mbajnë të tjerët?
Ky njeri, ky model, ky institucionalizim i kriminalitetit me mbështetje të vetë kryeministrit, duhet rrëzuar dhe zhdukur sot. Po u la të forcohet më shumë, kam frikë se shkon gjatë dhe pastaj duhet vetëm luftë e armatosur! Shqipëria ka nevojë për punë, për liri sipërmarrjeje, për siguri ligjore, për mundësi jetese e suksesi dhe shteti duhet të jetë në shërbim të këtyre nevojave të shqiptarëve. Jo në shërbim të parave dhe pushtetit të këtij dhe të atyre që duan t’i bëjnë surpriza duke i dhuruar aq mandate sa se ka imagjinuar.