Mbyllet me sukses Simpoziumi i Dyte Studentor te Fakulteti i Shkencave te Natyres

U mbyll me sukses Simpoziumi i Dyte Shkencor i organizuar nga Keshilli Studentor i Fakultetit te Shkencave te Natyres. Me dhjetra studente paraqiten punimet e tyre ne nje hark kohor prej kater oresh perpara moshatareve dhe pedagogeve duke risjelle ne vemendje te Universitetit publik kerkimin shkencor dhe aktivitetet studentore ne dobi te dijes dhe pasurimit te jetes universitare. Ne fjalen e mbajtur ne diten e pare te Simpoziumit, Kryetaret e Keshillave Studentore Xhuljan Guce, Kurtish Rexhmati dhe Yllhan Hoxha u shprehen se ndiheshin te lumtur qe eksperiencen , njerezit dhe resurset e perftuara nga Levizja Studentore e Dhjetorit 2018 perkthehen ne aktvitete te vyera per studentet dhe formimin e tyre akademik.

Faktor.al si media partnere e ketij Simpoziumi inkurajon nisma te tilla studentore deri me tash absente ne mjediset universitare shqiptare.
Me poshte, momente te ndryshme nga Simpoziumi.