E gjithë Shqipëria është në shesh, hyzmeyqarët e Oligarkëve në Rolling Hills dhe Laguna Blu

E gjithë Shqipëria është në shesh:

– për ta mundur përfundimisht këtë sistem, përfaqësues i të cilit është ky njeri, që për pushtetin e tij personal është gati ta çojë vendin në prag të përplasjes civile.

– që të dënohen hajdutët e pasurive kombëtare në të gjitha nivelet, të gjithë ata që bënë rrush e kumbulla pasuritë e çmuara të nëntokës e mbitokës sonë, me koncesione dhe PPP-të e superkorruptuara, që janë akte të pastra zhvatje dhe hajdutërie.

-për t’i thënë Edi Ramës që populli nuk e ha më sapunin për djathë, për t’i treguar Ramës që ka ikur ajo kohë kur mund t’i imponohej me dhunë jo vetëm opozitës, por shumicës së shqiptarëve.

– për të kërkuar ndëshkimin ligjor të fajtorëve duke rihapur dosjet e mëdha të korrupsionit dhe krimit.

– kundër korrupsionit të llahtarshëm dhe varfërisë së skajshme të qytetarëve.

– për një administratë të pastër nga hajdutët dhe korrupsioni, ku qytetari trajtohet si shërbëtor kur në fakt duhet të ishte e kundërta.

– për një shtet ligjor si parakusht për një shoqëri të drejtë dhe njerëzore.

– për një drejtësi të pastër, të pakorruptuar .

– për të ndëshkuar ata që kanë shkelur ligjin.

– për të asgjësuar plotësisht rilindjen dhe ata që mbartin virusin e saj në mënyrë që asnjëherë tjetër të mos përfundojë nën thundrën e klaneve të tilla kriminale.