Vajza e parodistit Muhamet Lika do t’ju përlotë me fjalët për të atin

Ditën e djeshme u nda nga jeta parodisti i famshëm i Vlorës, Muhamet Lika, i cili humbi jetën në Itali pasi kishte shkuar për një kontroll shëndetësor. Ai u nda nga jeta në moshën 64-vjeçare dhe la pas gruan dhe dy fëmijët e tij.

Vajza e Likës, Alkida, i ka prekur të gjithë me një foto të publikuar në profilin e saj në Facebook, ku shkruan fjalët më të ndjera për të atin.

“O jeta ime, o Dritë o shpirt o dashuri e përjetshme, me helmove zemrën, me morre jetën dhe mua. Të Dua pafundësisht shumë . Idhulli Krenaria ime Forca ime Jeta ime. U prehsh në Paqe o Engjelli im.”- janë fjalët e saj në postim.

Sot po mbahen homazhet për lamtumirën e tij në teatrin “Petro Marko” të Vlorës, ndërsa miqtë e tij e kanë përcjellë me dhimje të madhe dhe lot