Prifti astrofizik që zbuloi teorinë e big bang-ut

Janë të paktë ndoshta ata që e dinë se teorinë e Bing bang-ut e ka sjellë në komunitetin e shkencëtarëve një prift katolik, Atë George Lemaitre, me origjinë belge. Ai, duke ribërë llogaritë e vetë Ajnshtajnit, i thotë këtij të fundit se ka diçka që nuk shkon në llogaritë e tij dhe se, sipas rillogaritjes, Universi është në ekspansion të vazhdueshëm. Ajnshtajni e pranon se llogaritë e bëra nga atë George, pikërisht mbi ekuacionet e tij, janë të sakta, por nuk e pranon përfundimin e teorisë së Lemaitre. Por vetëm në atë moment, sepse në fund Ajnshatjni do të thotë që prifti kishte të drejtë.

E vetmja gjë ishte se përfundimet e tij Lemaitre i kishte botuar në një revistë shkencore që nuk kishte shumë përhapje dhe një shkencëtar amerikan me emrin Hubble, pak vite më vonë, arrin në të njëjtin përfundim dhe teoria merr emrin e Hubble. Por kur shkencëtarët lexojnë përfundimet e Lemaitre më në fund i vënë emrin teoria Hubble-Lemaitre.

Kurioz është emri Bing bang. Ky ishte emri tallës që një shkencëtar i vuri kësaj teorie duke mos besuar në të.

E megjithatë shkencëtarët tashmë të gjithë janë të bindur se Universi ka pasur një fillim e do të ketë një ditë një mbarim. Edhe pse mbetet ende e panjohur për ta se çfarë ka pasur para këtij fillimi e çfarë do të ketë pas këtij mbarimi.

Sipas tyre kanë kaluar 13,7 miliard vjet nga fillimi i Universit e do të duhen po aq ndoshta derisa të shkojë drejt një përfundimi. Kush të rrojë do të shikojë! Jemi ende një Univers i ri.

P.S. Ne foto Albert Ajnshtajn dhe Ate George Lemaitre

more recommended stories

loading...