Kampet Komuniste të Përqendrimit në Shqipëri 1951 – 1991

Nga Beqir SINA – New York

Një Dokument i CIA-s – De-klasifikuar (Declassification -Top secret)

WASHINGTON D.C.: “Përveç 18 burgjeve, në Tepelenë, Beden Maliz, Berat, Vrma Suti, Tropojë, Krule, Villjas, (Vile Vilash), Shkodër, Himarë, Korçë dhe Ishull Port Palermo gjenden 12 kampe të përqendrimit të njohura” shkruante një dokument i CIA-s të cilin e ka publikuar një vit më parë Mary Anne .

Ajo thotë se dokumenti që ka zbuluar CIA në atë kohë tregonë se : “Në kampin Telelene ka 3,600 të internuar, e cila është themeluar në fillim të vitit 1949 dhe është më e vjetërja dhe më e madhja në Shqipëri, dhe 2,000 në kampin Beden në Kavajë. Rreth 70 për qind e të internuarve në Telelene janë gra dhe fëmijë. Shkalla më e lartë e vdekjeve është në mesin e fëmijëve.

Madje dokumenti i siguruar nga CIA në atë kohë bënë fjalë për vdekjen e një vajze foshnje me emrin Xhemxhe! E cila ishte nga Koplik(Shkoder), dhe fëmija i vogël i Zef Mirasës nga Bajzë, djali i Fran Has nga Bajzë, dy fëmijë nga Prenash Djerdje (Xherzhe) nga Ljohe dhe tre fëmijët e Djusteit) Xhustes) Gora, të cilët ishin 10 vjeç, vjeç dhe 6 muaj.

Simbas dokumentit të CIA thuhej se Komandanti i kampit është Komandat Dzafar (Xhafer) Pegaci. Ai është një “djall” injorant dhe tiran i lindur, që ka përdhunuar me forcë gra të reja dhe të bukura që nuk kanë pranuar të bëhen preh e epsheve intime me të. Ai i terrorizonte dhe i zhantazhonte gra të reja dhe të bukura, duke i futur me forc që t’i shohën fëmijët të vdesin në kapanonet e Kampit.

Më tej në dokumentin e CIA-s, një dokument ky i De-klasifikuar (Declassification -Top secret) të zbuluar nga Mary Anne, thuhet se :” Të internuarit në kampin e Tepelenës flenë në katër rreshta të shtretërve me dru të dyfishtë. Familjet nuk janë të ndara. Ndërtesa nuk ka garnetë (nuk ka izolim midis tavanit dhe çatisë). Kampi ofron një shtrat prej druri dhe një pjesë të vogël të materialeve higjenike përfshirë një kallap sapunit çdo muaj. Ushqimi i përditshëm përbëhet nga çaji për mëngjes dhe supë e ngrohtë dhe 650 gramë bukë për drekë dhe darkë. Asnjë shtrat i çdo lloji, nuk ka ecse një dyshek me kashtë dhe një batanie ushtarake, ndërsa të internuarit janë me veshje, këpucë, apo ushqim tjetër nuk është i përfshirë në inventarin e Kampit, sepse cdo familje duhet ta sigurojë ose duhet ta kishte siguruar vet. Asgjë shtesë nuk është dhënë edhe për fëmijët më të vegjël – pra për të porsalindurit dhe foshnjet e vogla.

Kampi është i infektuar me parazitë, morra, krimba, karkaleca, zhapik dhe miza. Një numër i madh i të internuarve janë të sëmurë për shkak të ushqimit të dobët, ndyrësisë, paragjykimeve, punës së vështirë fizike; tuberkulozi është një sëmundje shumë e përhapur. Shumë vdesin për shkak të sëmundjes infektive Tuberkuloz; shumica e vdekjeve janë midis fëmijëve dhe grave e meshkujve të moshuar; Fëmijët vdesin për shkak të rezistencës së ulët ndaj sëmundjeve dhe meshkujve e grave të moshuar për shkak të lodhjes nga puna e rëndë fizike.

Kampi i Tepelenës nuk ka një mjek të rregullt. Një mjek bën vizita të parregullta. Vetëm ata që janë në momentin e vdekjes dërgohen në spitalin e Gjinokastrës. Nuk ka shërbim mjekësor emergjent. Më shumë se 50 persona vdiqën në gjysmën e parë të vitit 1951.

Pavarësisht se burr apo grua në kamp punojnë të gjithë pa pagesë gjatë gjithë vitit (365 ditë), në të gjitha llojet e motit katër sezionet(pranver, verë, vjeshtë, dhe dimër) madje edhe të dielave. Ata kan punuar edhe në hekurudhë në Elbasan në ndërtimin e hekurudhës. Ata kanë prerë dru në malet pranë Tepelenës dhe bëjnë punë të ndryshme ndërtimi në kamp. Për të interrnuarit komanada e Kampit ka vendosur kuota të punës -norma si i quajnë në Shqipëri. Në pyll, kuota bën thirrje për prerjen dhe mbajtjen në krah dhe vendosjen e një metër kub të drurit (për ditë pune). Puna ditore e një të internuari përfundon vetëm kur kuota e tij të përmbushet, që do të thotë se të dobëtit duhet të punojnë orë të gjata duke përfshirë natën.

Kampet shqiptare të përqëndrimit në Ishul, në gadishullin e Porto Palermos dhe Cepi Panarmos janë fortesa të vjetëra turke, me mure shumë të trasha dhe dritare të vogla -frengji, duke përfshirë edhe dyshemen që e kan prej guri, dhe si kështjell e lashtë cdo gjë janë në to është prej guri dhe hekuri.

Në gjysmërretësinë e kështjellës Ishulin e Prot Palermos, të internuarit janë të ekspozuar ndaj elementeve të errta e të brendshme të kështjellave (muret janë të mykyra dhe vazhdimisht të lagësht). Dhe, shumë të burgosur ose të internuar sëmuren, sidomos kan shume probleme me shikimin nga qëndrimi i gjatë në errësirrë dhe të pa ushqyer. Puna zgjat nga 12 në 16 orë dhe rojet mbajnë armë në krah.

Të internuarit kan kaluar në sëmundje të konsiderueshme, edhe në kampin Beden, që gjendet në një moçal në afërsi të Kavajës. Tuberkulozi është sëmundja më e përhapur. Komandanti i kampit ka krijuar brigada speciale me të sëmurët me tuberkuloz prej 80 vetë secili, të cilët janë të detyruar të punojnë, edhe pse shumë prej tyre shpesh vdesin ndërsa punojnë. Iso Meto nga Shkodra vdiq në këtë mënyrë. Kjo është e gjitha pjesë e një plani të qëllimshëm, siç u tregua në një leksion të dhënë nga komandanti i kampit. Ai tha se të internuarit ishin në kamp si armiq të qeverisë dhe duhet të vdisnin atje” shkruan ky dokument i CIA-s, thotë Mary Anne.

Dhe vijon duke treguar se cfarë shkruan dokumenti i de-klasifikuar : “Pak më shumë se dy vjet më parë, Jak Marko, një polic, vrau Zef Kol – Prenza, i cili kishte qenë president i organizatës rinore për rajonin Burbullush. Një ditë më pas, Metush Bogo, një oficer i sigurimit të shtetit nga Shkodra, e lavdëroi vrasësin në një takim të popullit, ku demaskohen armit e popullit.

Arsyeja e dhënë për vrasjen, simbas oficerit të Sigurimit të Shtetit, ishte simpatia e viktimës ndaj Jugosllavisë.

Autoritetet gjithashtu vranë Sokula Bajramin, anëtare e Partisë Komuniste Shqiptare, se ajo kishte thënë në një takim partiak, kur në 1949 Enveri u prish me Titon, se e gjithë zhurma kundër Jugosllavisë ishte e pavërtetë” shkruan Mary Anne e cila thotë se vitin e kaluar ka gjetur në dokumentat e CIA – këtë dokument që tashmë është i De-klasifikuar (Declassification -Top secret) .