Ja pse Kina nuk mund ta rivalizojë SHBA në luftën tregtare

Nga Prof. ELVIN MEKA

Kina nuk mund te beje asgje per shitur letrat me vlere te qeverise amerikane, si kundermase te luftes tregtare qe i ka shpallur Amerika dhe kjo per shume arsye:

– Kina nuk e ka monedhen e saj lehtesisht dhe plotesissht te konvertueshme ne tregjet nderkombetare, me gjithe perpjekjet per ta futur si pjese te SDR-se dhe te sistemit global te pagesave SWIFT. Ndikimi i saj eshte liliput, per sa kohe nuk eshte monedhe e konvertueshme, nuk pranohet globalisht si instrument pagese dhe nuk eshte ruajtese vlere per te tretet. Kjo dhe per shkak te mbylljes dhe kufizimeve qe vendos tregu ekonomik dhe financiar kinez me urdher dhe porosi politike, duke kufizuar me ligj llogarine kapitale, qe nuk eshte e liberalizuar.
– Kina do ja fuste vetes duke humbur miliarda ne vlere investimesh ne letra me vlere, pasi vet keto letra m vlere do te humbasin vlere ne treg dhe automatikisht ky efekt shtrihet ne gjithe portofolin global te tyre.
– Pjesa e Kines eshte vetem 7% e totalit te portofolit global, pra nje aktor i rendesishem por jo kyc! Lojtare kyc jane fondet e investimeve dhe ato te pensioneve ne Amerike qe zoterojne pjesen e luanit ne keto letra me vlere.
– Nese i shet nje pjese te mire te tyre, ku do i investoje keto dollare Kina? Ku ka tregje kaq te medha dhe oferta kaq te medha letrash me vlere se sa tregjet amerikane??? Amerikanet kane punuar mbi 150 vjet per te ngritur tregje dhe institucione te tregut te letrave me vlere, pikerisht per nje fakt te thjeshte: sigurimi ne cdo kohe i parase CASH, duke i skontuar letrat me vlere ne treg! Askush si Amerika nuk e ka te zhvilluar kete element, i cili ka mbi 50 vjet qe po e shperblen Ameriken dukshem dhe po e ndihmon ate te zbraze mbi shpatullat e gjithe botes gjithe problematikat e sistemit te vet financiar dhe ekonomik ne teresi.
– Kina e di shume mire shprehjen e famshme te Kejnsit: NESE TI I KE BORXH BANKES 1,000 PAUND, BANKA TE KA NE DORE, POR NESE TI I KE BORXH BANKES 1,000,000 PAUND, E KE TI NE DORE BANKEN!

PERFUNDIMI: Ngritja mbi themele te shendosha dhe lartesimi i monedhes kombetare dhe tregjeve kombetare te letrave me vlere, pertej aspektit te krenarise kombetare, eshte nje leve e jashtezakonshme perfitimesh ne rang kombetar, rajonal dhe nderkombetar!

Diskutimet e tjera jane folklor parapolitik dhe ekonomik!