Hani misër nëse ia doni të mirën shëndetit tuaj

Nga Ajshe Leka, Nutricioniste

Misri është një nga drithërat më të njohur në botë dhe, në shumë vende përbën ushqimin kryesor për shkak të dobive të mëdha shëndetësore që kemi prej tij.
Misri jo vetëm që siguron kaloritë e nevojshme për një metabolizëm të shëndetshëm ditor, por njëherësh është edhe një burim i pasur i vitaminave A, B, E si dhe shumë mineraleve. Përveç që është një shtesë e shijshme për çdo vakt ushqimor , misri është i pasur me fito kemikale dhe ofron mbrojtje nga një numër i sëmundjeve kronike.

 Parandalon hemorroidet

Një filxhan misër përmban deri në 18.4% fibra, që është sasia e rekomanduar ditore. Ndihmon në zbutjen e problemeve të tretjes, si kapsllëku dhe hemorroidet, si dhe uljen e rrezikut të kancerit të zorrës së trashë.
Mungesa e acidit folik te gratë shtatzëna, mund të çojë në lindjen e foshnjave nën peshë dhe gjithashtu mund të rezultojë me defekte të tubave nervorë tek të sapolindurit. Misri siguron një përqindje të madhe të nevojës së përditshme për folat dhe kështu ndikon në parandalimin e kësaj gjendjeje.

 Fitimi i peshës

Misri është një burim i pasur me kalori, e cila arrin në 342 kalori për 100 gramë, që është ndër më të lartat te drithërat. Kjo është arsyeja pse ndihmon shpesh për të fituar peshë të shpejtë.

 Ofron minerale thelbësore

Misri përmban minerale të bollshme, nga të cilat trupi përfiton shumë, thotë një studim i kryer nga Dr. Phil Warman, Kolegji Bujqësor i Nova Scotia, Kanada.
Fosfori, bashkë me magnez, mangan, zink, hekur dhe bakër, gjenden në të gjitha varietetet e misrit. Ai gjithashtu përmban minerale si selen, që është shumë vështirë për t’u gjetur në shumicën e dietave normale. Fosfori është mineral thelbësor për rregullimin e zhvillimit normal, shëndetin e kockave dhe funksionimin optimal të veshkave. Magnezi është i domosdoshëm për mbajtjen e ritmit normal të zemrës dhe për rritjen e dendësisë minerale të kockave.

 Parandalon kancerin

Sipas studimeve të kryera në Universitetin Cornell, misri është një burim i pasur i antioksidantëve që luftojnë kundër radikalëve të lira. Ndryshe nga shumë ushqime të tjera, gatimi me misër të ëmbël, në të vërtetë rrit numrin e antioksidantëve të përdorshëm. Njëherësh, misri është një burim i pasur i një komponimi fenolik, të quajtur acid ferulik, një agjent anti-kancerogjen që është treguar efektiv në luftimin e tumoreve të gjirit dhe mëlçisë. Është dëshmuar se antioksidantët reduktojnë shumë disa nga format e rrezikshme të kancerit, për shkak të aftësisë së tyre për të shkaktuar apoptozë në qelizat kanceroze, duke i lënë qelizat e shëndetshme të paprekura.

 Mbron zemrën

Sipas studiuesve, vaji i misrit është treguar të ketë një efekt anti-aterogjen në nivelet e kolesterolit, duke zvogëluar rrezikun e sëmundjeve të ndryshme kardiovaskulare. Vaji i misrit, në veçanti, është i mirë për të përmirësuar shëndetin e zemrës.
Sipas një studimi nga Dr. Robert Nicolosi, Universiteti i Massachusetts, SHBA, konsumi i vajit të lëvozhgës së miellit ulë plazmën LDL ose kolesterolin e keq. Siç u përmend më herët, ky reduktim në kolesterolin LDL, nuk do të thotë reduktim në HDL ose kolesterol të mirë, të cilët mund të kenë efekte të dobishme për trupin, përfshirë reduktimin e sëmundjeve të zemrës, parandalimin e aterosklerozës e të tjera.

 Parandalon aneminë

Misri ndihmon në parandalimin e anemisë të shkaktuar nga mungesa e këtyre vitaminave. Gjithashtu ka një nivel të rëndësishëm të hekurit, i cili është një nga mineralet thelbësore të nevojshme për të formuar qelizat e reja të kuqe të gjakut. Dihet se mungesa e hekurit është një nga shkaktarët kryesor të anemisë.
 I dobishëm për sy dhe lëkurë
Misri i verdhë është një burim i pasur me beta-carotene, i cili siguron vitaminën A në trup dhe është thelbësor për mirëmbajtjen e shëndetit të syve dhe lëkurës.

 Kontrollon diabetin

Në dekadat e fundit, duket sikur bota po vuan nga një epidemi e diabetit. Megjithëse shkaktari i saktë për këtë nuk mund të përcaktohet, kjo gjendje zakonisht lidhet me të ushqyerit. Sipas Journal of Medicinal Food, konsumi i kernelit të misrit ndihmon në menaxhimin e diabetit mellitus jo insulinës vares dhe është efektiv kundër hipertensionit, për shkak të pranisë së phytochemicals fenolike në misër të tërë.