Pse jam kundër hapjes së negociatave të BE me Shqipërinë?

Nga Indrit Vokshi

Shqipëria nuk e meriton. Kjo është e vërteta dhe as i llogaris këta të cilët do thonë “Je kundër integrimit”. Duke e krahasuar me ato standarte që ka kërkuar BE, sundimi i ligjit, lufta kundër krimit e korrupsionit, shtet i së drejtës etj.. ne sjemi askund. Po askund. Vetëm sa jemi shtet në letra, se në realitet element të shtetsisë e kushtetutshmërisë këtu nuk gjen! Atëherë çfarë? Kush do me rrejt veten, le ta rrejë. Kush do me qenë hipokrit, le të jetë. Por nuk i duhet bërë marshallah kësaj pune. Edhe opozita duhet me qenë ndryshe, duhet me deklaru se është kundër integrimit me ketë qeveri që kemi. Pse? Integrimi me ketë qeveri do ishte mesazh i keq për shqiptarët. Po u integrua kjo qeveri i jepet ok rrugës së kriminalitetit të futur në institucione. I jepet ok projektit të mbjelljes me hashash dhe blerjes së zgjedhjeve. I jepet ok diktaturës dhe shtetit në duart e një personi. Nëse integrohet ky model, shqiptarët do ta marrin mesazhin se Europa ketë model e përkrah. As duhet me e llogarit se ekziston si qenie ndonjë koprativist qeveritar i cili del dhe akuzon njerëz e iu thotë jeni kundër integrimit! Këta duan edhe krim edhe integrim. Dhe po nuk ua pranove kriminalitetin dhe diktaturën dalin e të akuzojnë. E kush? Këta. Këta që mendojnë se me u fut në BE është si me dorëzu lopën në koprativë; ta pranon koprativa lopën paçka se mund të jetë lopë kot. Këta koprativistë e propagandistë të rëndomt partie nuk kanë legjitimitet qytetar dhe demokratik për të akuzuar askënd. Po të jetë dikush që përpiqet për demokratizim, dikush që e ka seriozisht demokratizimin pavarësisht se sa takat ka për arritje, dakort. Po këta të cilët duan edhe shtet diktatorial si të shokut Enver, duan edhe t’i diskretitojnë njerëzit duke mos i lanë me punu, edhe t’i nisin për azil, edhe t’i fyejnë nga televizori por, duan edhe që këto veprime të tyre të pranohen ndërkombëtarisht, jo. Smund të ketë kështu. Duhet një herë të vetme ne shqiptarët të jemi të vërtetë me veten tonë!