Më shumë për të qarë

Astrit Lulushi

Frontex, po hynë ngadalë në debatin e ashpër politik shqiptar. Qeveria kërkon ta zbusë praninë e këtij trupi policor europian; të tjerë thonë se me vendosjen e kufitarëve të huaj vendi mund të kthehet në një kamp të madh refugjatësh ose prapa në periudhën e izolimit. Ndonjë thotë se Shqipëria, me praninë e policëve Frontex, po shndërrohet në vend-burg të sigurisë të lartë me shqiptarët të mbyllur në ‘të, duke e bërë Europën më të qetë. Megjithatë disa mburren, duke e quajtur praninë Frontex, “një hap të madh përpara” drejt anëtarësimit në BE. Për të qeshur për të shmangur lotët.

more recommended stories

loading...