Jep dorëheqjen drejtoresha e DAR Vlorë, ja kush e zëvendëson

Për shkak të ndryshimeve në drejtimin e Zyrave Arsimore me anë të një Vendimi të Këshillit të Ministrave të marrë disa javë më parë, kanë vijuar edhe ndryshimet në strukturat e Drejtorive Rajonale.

Për shkak të kalimit të DAR Vlorë në ZA, ka dhënë dorëheqjen dorëheqjen drejtoresha e Drejtorisë Arsimore, Albana Hodaj.

Në krye të këtij institucioni vendoset Aurora Strakosha. Drejtoria Rajonale Arsimore u shkri për t’u bërë Zyrë Arsimore, ndërsa tashmë Drejtoria e Përgjithshme Arsimore ka kaluar në qytetin e Fierit