Ish deputetja Çupi kujton revoltën e Qafë Barit: asnjë hap nuk do të ketë pas pa rivendosjen e vlerave të demokracisë!


Anëtarja e kryesisë së PD dhe ish deputetja Dhurata Çupi ka kujtuar sot revoltën e famshme antikomuniste të Qafë Barit, vendit çnjerëzor që regjimi Hoxhist fundosi mijëra djem nënash

Postimi i plotë
:

Që e shkuara të mos përsëritet, të vendosur për të mos bërë asnjë hap pas në betejën për demokraci.
Sot gjatë një vizite me kolegë demokratë në ish kampin e Qafë-Barit ishte një ditë reflektimi dhe kujtese. Ditë për të mos harruar dhimbjen nëpër të cilën kanë kaluar qindra e mijëra shqiptarë të përndjekur, persekutuar e pushkatuar nga regjimi më i egër cnjerëzor ndaj popullit. Komunizmi ka lënë pas plagë të thella të cilat ende nuk janë shëruar. PD i ka bërë përpjekjet e saj por nuk ka bërë sa duhet për shtresën më të nëpërkëmbur nga regjimi komunist, por PD nuk mund të lejojë që këto plagë të hapen për tu lënduar por për tua shëruar.
Dëmshpërblimi i atyre që u sakrifikuan nga ai regjim i egër dhe familjarët e tyre është një detyrë.

Ne jemi në një rrugë pa kthim dhe asnjë hap nuk do të ketë pas pa rivendosjen e vlerave të demokracisë që nisin me zgjedhjet e lira e demokratike.