Trajneri i Kombëtares Reja habit të gjithë me emrat e grumbulluar!

Kishim frikë se një “veteran” si Edi Reja nuk do të përshtatej aq mirë me Shqipërinë dhe nevojën për të rinovuar kombëtaren. 73-vjeçari na ka habitur të gjithëve me emrat e grumbulluar dhe në listën paraprake të tij shihet se ka shumë “gjak të ri”. Konfirmohet rikthimi i Kastriot Dermakut, një lëvizje e mirë nga Reja, ndërsa ka shumë lojtarë nën vëzhgim.

Hoxha, Kaçe, Ndoji, Grezda dhe Trashi konfirmohen pjesë e grupit, ashtu si Migjen Basha që nuk preket nga rinovimet. Ylber Ramadani rikthehet sërish në kombëtare, pasi me Panuccin nuk kishte status fiks.

Bruno Telushi është prurja e re e kombëtares, ndërsa FSHF njofton se po vëzhgohen nga tekniku dhe 12 lojtarë nga U-21. Kjo nuk është lista përfundimtare e Rejës, pasi të hënën do të dalë në një konferencë për shtyp ku do ta shpalosë atë. I rëndësishëm është fakti që trajneri italian, po vëzhgon dhe futbollistët e rinj.

 

more recommended stories

loading...