Pas një testi ADN-je, mori vesh se është trashëgimtari i vetëm i një prej pronave me vlerë 50 milionë dollarë

Pas një testi ADN-je, Jordan Adlard Rogers, 31-vjeç mori vesh se është trashëgimtari i vetëm i një prej pronave me vlerë 50 milionë dollarë në Penrose Estate në Cornwall. Jordan u shpërngul bashkë me familjen e tij, bashkëshorten Katie Hubber, 30-vjeç dhe djalin, Joshua.

Pasi zbuloi se ishte trashëgimtari i vetëm, Jordan dhe familja e tij e vogël u vendosën në vilën e re.

Ai është munduar gjithmonë të kontaktojë babain e tij biologjik, por ky i fundit nuk e kishte pranuar asnjëherë, madje kishte refuzuar edhe të kryente testin e ADN-ës. Vetëm një vit më parë, pronari i tokës u gjet i vdekur në makinën e tij nga një mbidozë e drogës në pasuri në gusht në moshën 62-vjeçare, ku u krye edhe testi i ADN-së që vërtetoi se ata ishin babë e bir.