Itali kërcënohet ministri i Brendshëm, zarf me plumb për Salvinin

Kërcënohet Ministri i Brendshëm dhe zëvendës/kryeministri i qeverisë Conte ne Itali, Matteo Salvini.

Politikanit te rendesishem italian i kane derguar një zarf me plumba.

Autoritetet vendase kanë sekuestruar zarfin dhe brenda tij kanë gjetur vetëm plumbin dhe asnjë mesazh tjetër kërcënimi.

Mediat italiane bëjnë me dije se mungesa e pullës postare dhe e adresa e dërguesit, e ka bërë të dyshimtë zarfin.

Ndërkohë ministri Salvini në lidhje me këtë ngjarje është shprehur se nuk friksohet.

“Nuk më frikësojnë e nuk resht në punën time. Më shumë se sa një politikë shpesh herë hipokrite preferoj solidaritetin e miliona italianëve të mirë që shprehen me votën e tyre të së dielës.”, u shpreh Matteo Salvini nje personazh i cili me se shumti shquhet per politikat e tij anti-emigrante.

more recommended stories

loading...