21 maj 1912 Kuvendi i Junikut, me nismën e Hasan Prishtinës

21 maj 1912
Kuvendi i Junikut, me nismën e Hasan Prishtinës. Morën pjesë 250 delegatë nga Kosova, si edhe nga sanxhakët e Shkodrës, Dibrës, Elbasanit dhe jugut të Shqipërisë. Në kuvend u lidh besa dhe vendos që të ndërmerrej kryengritja e përgjithshme për pavarësi, në kundërshtim me frymën autonomiste. Pas thirrjes së këtij kuvendi, u organizuan në gjithë hapësirën shqiptare kuvende lokalë dhe nisi lufta për çlirim e çetave të armatosura, fillimisht në Kosovë nën drejtimin e Hasan Prishtinës, Isa Boletinit, Bajram Currit, Idriz Seferit, Tajar Tetovës etj, mandej në Shqipërinë e Jugut nënkomandën e Dervish Himës, Sali Butkës, Mihal Gramenos, Spiro Bellkamenit etj.