Shkurt e kishte pasë ky Serbastian Kurz

Nga Nezir Kraki/

Demaskimi i ekstremistëve neonazistë austriakë i bën mirë gjithë Evropës në prag të zgjedhjeve per parlamentin evropian. Kurz ka bërë gabim kur i fuqizoi me futje ne qeveri por edhe vet Kurz nuk është aq baby face i pafajshem siç duket ne foto.

Gati krejt partitë ekstremiste në Evropë janë prodhime të shteteve dhe rrymave që ëndërrojnë Evropë të ligë dhe të çorganizuar.

Këta urryes të frustruar si Le Pen në France, Salvini në Itali e plot tjerë, janë persona të shitur te dreqi për një copë pushtet. Keta të lodhin me nacionalizem por Rusisë dhe Kines ua hapin dyert pa hezitim.

Merreni me mend, Italia si themeluese e BE-se para disa javeve ka bllokuar në Bruksel një rezolutë për të drejtat e njeriut ne Kine. A e dini pse? Sepse Salvini dhe qeveria fashiste aktuale e kanë futë Kinen në biznesin e porteve detare italiane dhe tash ajo po behet pronare e Italise siç u be pronare e Greqisë.

Sot në BE jane Greqia dhe Italia që komandohen nga Pekini ndersa Austria nga Moska (deri dje).

Të shpresojmë që zgjedhjet evropiane të mos i forcojnë këto mbeturina të kohëve të errëta sepse nëse këta mbesin faktorë BE-ja per neve do behet e pakapshme.

more recommended stories

loading...