Video/ Plas gallata në Kuvend, Gjuzi: Rama ku është? T’i dalim borxhit, opozitës sepse dikush mund të jetë dehur…

Deputeti i ri Partisë Demokratike në Parlament, Kujtim Gjuzi duke folur nga foltorja e Kuvendit, drejtuar sekretarit të Partisë Socialiste Taulant Balla ka folur në lidhje me zgjedhjet e 30 qershorit duke u shprehur se nuk është mirë të shkojmë në zgjedhje me mungesa.

Ndërsa duke përdorur sarkazmën Gjuzi është shprehur se: “këtu tek ne ka jurist të shquar, ka edhe doktor mendoj unë që kur ndonjë nga ne është i sëmurë psikologjikisht mund ta vizitojnë, kryetarja e Komisionit të Shëndetësisë për shembull dhe që të mos të smuremi të gjithë si ata 17 të Durrësit të listës tonë që e lanë vendin vakant në Parlament”,- ndërsa i kërkon Ballës që të jetë më i kujdesshëm në deklarata ndaj opozitës.

“Zoti Balla do t’ju kërkoja me mirësi me edukatë, me të gjitha të mirat që t’i realizojmë zgjedhjet si:Të krijojmë një hapsirë për opozitën që ka dalë atje t’i krijojmë një distancë, t’i dalim borxhit, sepse dikush mund të jetë dehur mo, pi raki nga ky mëngjes në tjetrin dhe ai është i dehur ç’ti kërkosh atij.” -thotë Gjuzi.

Deklarata e Gjuzit nga foltorja e Kuvendit:

“Kryeministrin pse se shoh në sallë, çfarë po ndodh është në udhëtim?

Zoti Balla, me ju e kam sepse shpjegimi i votës fillon me ju. Nuk është mirë që në këto kushte që ndodhemi të trysnojmë edhe opozitën që ka dalë tek Bregu i Lanës. Nuk do ta trysnojmë. Të lutem herë tjetër më i kujdesshëm. Juve jeni edhe sekretari i Partisë Socialiste dhe normalisht nuk dua të them që njiihemi prej kohësh bashkë që kur kemi luajtur futboll ndonjëherë, pavarësisht se Bashkim Fino do të vërë baste me kryetarin e Parlamentit zotin Ruçi, zakonisht Ruçi i fiton bastet sepse është nga Tepelena.

Tanimë do të them edhe diçka tjetër, ne duhet të jemi të gjithë të kujdesshëm me njëri-tjetrin sepse nuk mundet që të shkojmë në zgjedhje dhe të mos ketë Partia Socialiste në 25 qytete të Shqipërisë pas asaj Reforme… që të shkojmë në zgjedhje me një mungesë. Ka një hapsirë mendojë unë, këtu tek ne ka jurist të shquar, ka edhe doktor mendoj unë që kur ndonjë nga ne është i sëmurë psikologjikisht mund ta vizitojnë, kryetarja e Komisionit të Shëndetësisë për shembull dhe që të mos të smuremi të gjithë si ata 17 të Durrësit të listës tonë që e lanë vendin vacant me dy vende në Parlament minus 24 mandate të intimiduara, të jemi të kujdesshëm. Prandaj zoti Balla do t’ju kërkoja me mirësi me edukatë, me të gjitha të mirat që t’i realizojmë zgjedhjet si:Të krijojmë një hapsirë për opozitën që ka dalë atje, t’i krijojmë një distancë. T’i dalim borxhit, sepse dikush mund të jetë dehur mo, pi raki nga ky mëngjes në tjetrin dhe ai është i dehur çti kërkosh atij.

Përsa i përket autostradës për rrugën Tiranë-Durrës, tani të kthehet ‘Fuoristrada’ në ‘Land Rover’ tani më vjen keq po nuk kemi ku t’i gjejmë pararatë se 10 mijë lekë mbajmë në xhep.”