Samsungu zyrtarizon byrzylukun e mençur Galaxy Fit

Samsung Galaxy Fit është një byzylyk i mençur i cili është formalizuar në heshtje. Bëhet fjalë për një pajisje me çmim prej 40 eurosh (dukshëm më lirë se modeli Galaxy Fit i cili kushton 100 euro). Galaxy Fit e ka një monitor të integruar për ritmin e zemrës, rezistencë ndaj ujit deri 5 ATM, si dhe jetëgjatësi të baterisë prej 6-7 ditë të përdorimit të vazhdueshëm (apo deri në 13 ditë me përdorim të herë pas hershëm), raporton GSMArena.

Byzylyku e ka një ekran OLED 0.74 inçësh monokromatik. Ekrani në parazgjedhje e tregon kohën dhe numratorin e hapave, por gjithashtu mund të paraqesë edhe njoftime dhe ngjarje nga kalendari nga telefoni i përdoruesit.

Byzylyku i mençur është në dispozicion për paraporositje në disa dyqane evropiane (duke përfshirë nënsajtet lokale të samsung.com), ndërkohë që mund të zgjidhni në mes të ngjyrës së zezë, të bardhë dhe të verdhë të rripit (vetë pajisja është gjithmonë e zezë)
Për krahasim, modeli më i shtrenjtë Galaxy Fit ka një ekran më të madh 0.95 inçësh OLED dhe jetëgjatësi të ngjashme të baterisë, por Fit është më i hollë dhe më i lehtë.